Mustafa: Opozita t’i kthehet Kuvendit, AAK kërkon shkarkimin e Komisionit për kufirin

Kosova

Mustafa: Opozita t’i kthehet Kuvendit, AAK kërkon shkarkimin e Komisionit për kufirin

Nga: Arben Sylejmani Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:23

Pushteti dhe partitë opozitare vazhdojnë ende me qëndrimet e tyre të kundërta sa i përket krizës politike në vend.
Kryeministri Isa Mustafa, të martën në një konferencë të jashtëzakonshme për media i ka bërë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend për zgjedhjen e problemeve, pasi që sipas tij kjo është mënyrë më e mirë, kurse veprimet i opozitës në Kuvend i ka quajtur të jodemokratike.
Kurse, sa i përket paralajmërimit të tubimit paqësor, për të shtunën, me 28 nëntor, Mustafa ka thënë se shpreson që ky tubim të jetë paqësor, por ai është shprehur se policia nuk do të toleroj eskalimin e situatës.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare janë shprehur se opozita do të vazhdoj me metodat e njëjta deri në anulimin e marrëveshjeve nga ana e Qeverisë.
Kurse deputeti i AAK-së, Pal Lekaj është shprehur se tubimi i së shtunës do të jetë paqësor, por ai ka thënë se situata mund të eskaloj, në rast të ndonjë provokimi nga ana e Policisë së Kosovës.
Kryeministri Mustafa i ka bërë thirrje opozitës që t’i kthehet Kuvendit, pasi që sipas tij metodat që po i përdor opozita janë jo demokratike.
Nga ana tjetër, profesori universitar, Mazllum Baraliu ka thënë për “Bota sot”, se thirrja e kryeministrit Mustafa, pozitës se vetëm në Kuvend mund të zgjidhen problemet, është një qasje e gabuar dhe e pa sinqertë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat