Shpend Maxhuni, në krye të Policisë deri në vitin 2016

Kosova

Shpend Maxhuni, në krye të Policisë deri në vitin 2016

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 18:54

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka sqaruar se Drejtori i Përgjtihshëm i Policisë së Kosovës. Shpend Maxhuni ende vazhdon të jetë në krye të kësaj pozite dhe ka mandat deri në vitin 2016.
Kelani ka thënë se sipas ligjit i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2012, i ka mundësuar Maxhunit që ta vazhdojë mandatin e tij në krye të Policisë së shtetit deri në vitin 2016.

"Mandati i drejtorit të Kosovës është i spjeguar me ligj të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 21121. Neni 37 pika 2 tregon se Drejtori i Përgjtihshëm i Kosovës dhe zëvëndësdrejtorëve ka mandate për periudhën 5 vjeçare. Drejtori është emëruar me ligjin e vjetër, por në momentin që ligji i ri ka hyrë në fuqi neni 58 ku tregon se ligji i vjetër shfuqizohet për Policinë dhe të gjitha aktet e tjera nënligjore shfuqizohen. Pra mandatii Shpend Maxhunit vazhdon deri në vitin 2016”, ka sqaruar Kelani në Infomagzinë të KlanKosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat