Prokuroria dhe policia informojnë për protestën e mbrëmshme

Kosova

Prokuroria dhe policia informojnë për protestën e mbrëmshme

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:35

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë thirrur një konferencë për media, e cila i dedikohet “zhvillimeve të fundit pas protestës së dhunshme të realizuar mbrëmë para stacionit policor ‘Qendra’ në Prishtinë”.

Sipas njoftimit, në konferencë, e cila do të mbahet në orën 14:30 në stacionin policor “Qendra”, do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, edhe atë Besim Kelmendi, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, në cilësi të UD i kryeprokurorit të Shtetit, Shpend Maxhuni, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Baki Kelani, shef i Zyrës për Informim dhe Marrëdhënieve me Publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat