Studentët protestojnë, policia rrethon rektoratin (Foto)

Kosova

Studentët protestojnë, policia rrethon rektoratin (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 12:24

Dhjetëra studentë kanë bllokuar hyrjen e rektoratit të universitet të Prishtinës duke protestuar për lejimin e afatit të tetorit, ku do të kenë të drejt të paraqesin nga dy provime, si dhe lejimin e afatit për absolvent.

Me këto kërkesa, studentët kërkojnë që do të arrijnë edhe kushtin për vitin vijues.

Në emër të studentëve ka folur kryetari i Parlamentit të studentëve, Rifat Krasiniqi i cili ka thënë se do të qëndrojnë deri në orën16:0 para Rektoratit në pritje të një përgjigjeje nga rektori.

Nëse nuk marrin këtë përgjigje para orës16:00, studentët kanë kërcënuar edhe me radikalizëm të protestës. Për dallim nga protestat e mëparshme, objekti i rektorati është i rrethuar me policë në të gjitha anët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat