KFOR u garanton mjedis të sigurt serbëve të veriut

Kosova

KFOR u garanton mjedis të sigurt serbëve të veriut

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 12:03

Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta fluturoi me helikopter për në veri dhe u takua me kryetarin e Zubin Potok-ut Stevan Vulovic, në bashkinë e qytetit.

Gjeneral Miglietta dhe Vulovic diskutuan për situatën aktuale në Kosovë me fokus të veçantë për veriun.

Vulovic i shprehu Gjeneralit Miglietta mirënjohjen dhe falënderimin e tij për qëndrimin e paanshëm dhe efektiv të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit.

“KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt në veri dhe në pjesën tjetër të Kosovës, i gatshëm për të ndërhyrë si reagues i tretë i sigurisë nëse kërkohet”, tha Gjeneral Miglietta, duke shtuar se “KFOR-i, në përputhje të plotë me mandatin e tij, promovon progresin dhe dialogun në rajon.”

Gjenerali Miglietta gjithashtu vizitoi bazën ushtarake “Camp Cabra” ku është në vazhdim e sipër procesi i largimit. Formësimi i pozicionimit të KFOR- it është e lidhur me një rishpërndarje të zakonshme të ushtarëve nëpër tërë terr itorin. Kjo ripërshtatje garanton më shumë fleksibilitet dhe vazhdimësi në kryerjen e të gjitha aktiviteteve operative që lidhen me mandatin e KFOR-it i cili mbetet i pandryshuar.

Komandanti i KFOR-it i takon periodikisht akterët e Kosovës dhe trupat e KFOR-it në terren për një qasje gjithëpërfshirëse të situatës së përgjithshme në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat