Kosova hyn në agjendën UNESCO-s

Kosova

Kosova hyn në agjendën UNESCO-s

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 11:31

(E plotësuar) Bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ka vendosur për ta përfshirrë propozimin e rekomandimit për pranimin e Kosovës në anëtarësinë e kësaj organizate.

Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka 58 anëtarë, prej të cilëve 32 e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që dhjetëra prej tyre tashmë e kanë mbështetur kërkesën e Shqipërisë për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Për pranimin e Kosovës mund të bisedohet dhe votohet rreth datës 20 tetor, para përfundimit të sesionit të Bordit ekzekutiv.

A do të jetë Kosova në agjendën e Bordit ekzekutiv të UNESCO-s?

Bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), do të vendos sot në Paris se a do ta futë në rend dite propozimin e rekomandimit për pranimin e Kosovës në anëtarësinë e kësaj organizate.

Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka 58 anëtarë, prej të cilëve 32 e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që dhjetëra prej tyre tashmë e kanë mbështetur kërkesën e Shqipërisë për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Në rast se çështja e Kosovës sot futet në rend të ditës, për të mund të bisedohet dhe votohet rreth datës 20 tetor, para përfundimit të sesionit të Bordit ekzekutiv.

Vendimi sillet me shumicë votash, ndërkaq në qoftë se propozimi pranohet, atëherë vendimi përfundimtarë për pranimin e Kosovës në UNESCO, do të sillet në Konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet nga 3 deri më 18 nëntor.

Konferencën e përgjithshme e përbëjnë 195 vende anëtare dhe secili vend ka një votë, ndërkaq që për sjelljen e vendimit nevojiten dy të tretat e votave.

Kërkesën për pranimin e Kosovës në UNESCO e ka paraqitur formalisht Shqipëria, të cilën kërkesë e kanë mbështetur 45 vende.

Në propozim-vendim thuhet që Bordi ekzekutiv sjellë rekomandimet që Konferenca e përgjithshme ta pranojë Kosovën në anëtarësinë e UNESCO-s, duke pasur parasysh që “Kosova e pranon kushtetutën e organizatës dhe është e gatshme t’i përmbushë obligimet që dalin nga anëtarësia, si dhe të jetë pjesëmarrëse në shpenzime”.

Në prag të mbledhjes së Bordit ekzekutiv në Paris, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka dërguar letër anëtareve të UNESCO-s, në të cilën ka vlerësuar se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, është e pabazë nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare dhe për këtë shkak, ashtu sikurse edhe nga pikëpamja politike dhe morale, për Serbinë është e papranueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat