​Arsim Bajrami – anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve

Kosova

​Arsim Bajrami – anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 20:07

Anëtari dhe korrespondenti i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Arsim Bajrami është pranuar si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Evropës, me seli në Salzburg të Austrisë.
Siç njofton ASHAK, Inaugurimi solemn i Bajramit do të bëhet në Asamblenë e përgjithshme, që do të mbahet më 5 mars 2016.

“Anëtar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës nga Akademia jonë ishte i ndjeri akademik Gazmend Zajmi, ndërsa më pas anëtarë të saj janë zgjedhur Rexhep Ismajli, Hivzi Islami, Edi Shukriu, Nexhat Daci dhe anëtari i jashtëm Muhamedin Kullashi. Anëtarë të tjerë nga Universiteti i Prishtinës janë Qëndrim Gashi dhe Rafet Rudi. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës vlerëson se ky hap dëshmon edhe një herë meritat dhe vlerësimin e lartë që u bëhet shkencëtarëve nga Kosova në suaza ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ASHAK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat