PDK: DKA në Ferizaj strehë për punësimin e militantëve partiak

Kosova

PDK: DKA në Ferizaj strehë për punësimin e militantëve partiak

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 16:10

Dega e PDK-së në Ferizaj, përmes departamentit të saj për arsim ka ngritur të shtunën një mori problemesh me të cilat po përballet arsimi ferizajas, probleme këto të cilat sipas drejtuesve të këtij departamenti kanë bërë që sistemi i arsimit të degradoj skajshmërisht.

"Është për keqardhje që ky vit shkollor ka filluar me defekte, mangësi e pa përgatitje të duhura nga vetë DKA-ja, e cila sikurse edhe vitin e kaluar nuk ishte në nivelin e përgjegjësive që duhej", ka thënë kreu i këtij departamenti Agim Berisha.

Ai me këtë rast ka përmendur konkursin për pranimin e mësimdhënësve, rezultatet e të cilit janë publikuar një ditë pa filluar viti shkollor, gjë që sipas tij mësimdhënësit e rinj nuk kanë qenë pjesë e aktiveve profesionale, ku bëhet ndarja e orëve, viteve, e klasave.

"Arsimtarët nuk i kanë dorëzuar planprogramet e punës, as emrat nuk i kanë pasur në orarin e mësimit. Që në start, ditën e parëllogariten qindraorë mësimore të humbura, krejt kjo me fajin e DKA-së, e cila vetëm sa e ka degraduar arsimin ferizajas përditë e më shumë", ka nënvizuar Berisha.

Për më tepër PDK-ja konsideron se DKA-ja është bërë strehë pë r punësimin e militantëve partiak jo përmes konkurseve, por përmes rekomandimeve, ndërsa një pjesë të përgjegjësisë e adreson edhe te inspektorati i arsimit i cili nuk është në funksion të përgjegjësive që ka.

"Dhjetëra vetë në këtë fillim vit kanë nisur punën vetëm me rekomandime. Në këtë mënyrë partnerët bashkëqeverisjes po i rehatojnë militantët e partive dhe akraballëkun e vet. Pushtetarët lokal me sukses kanë arritur që inspektorët e arsimit t'i bëjnë argat të vet edhe pse ata janë nën ombrellën e MASHT-it", ka shtuar Berisha.

Ndryshe, PDK-ja ka adresuar edhe shqetësimet që lidhen me regjistrimin e nxënësve në klasat e dhjeta, i cili ka ndikuar që në disa shkolla të ketë klasë me mbi 50 nxënës, ndërsa në disa shkolla profesionale ky numër ka mbetur i vogël.

"Ngjet kështu sepse ortakët bashkëqeverisjes duhet të përmbushur kërkesat dhe dëshirat akraballëkut të vet dhe militantëve parti ak, pa asnjë kriter dhe jashtë çdo rregulli shkollor. Klasa e tilla më shumë u gjasojnë takimevefestive se sa orëve mësimore", ka thënë Agim Berisha, teksa ka përmendur edhe problemin e mësimdhënësve të gjuhës angleze të cilët nuk po munden të punësohen ngase në vend të tyre popunësojnë mësimdhënës me profesion të përkthyesit.

Krejt në fund, për PDK-në e Ferizajt, për këtë gjendje dikush duhet të mbajë përgjegjësinë, sepse kjo po ndikon direkt në edukimin e brezave të rinj të cilët më së paku janë fajtor për këtë gjendje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat