Haxhiu: Zemajt i erdhi keq që nuk vrau ndonjë deputet të VV-së

Kosova

Haxhiu: Zemajt i erdhi keq që nuk vrau ndonjë deputet të VV-së

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 15:09

Deputetja Albulena Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka bërë kallëzim penal ndaj deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Ajo tha se deputeti Zemaj në deklarimet e tij publike ka thënë se i vinte keq se si gota e tij nuk e ka arritur cakun. Sipas Haxhiut, kjo do të thotë se atij i vinte keq që nuk arritur të vras ndonjë deputet të Vetëvendosjes.

Haxhiu e pyetur disa herë nga gazetarët se a e konsideron veprim të ligjshëm hedhjen e gazit lotsjellës në një ambient të mbyllur ku kishte edhe gazetare shtatzëna, ajo nuk dha një përgjigje konkrete, duke thënë se deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, shtirej kinse kishte pësuar alivanosje nga gazi lotsjellës, duke e ripotencuar se në seancën e djeshme nuk është ushtruar dhunë nga Vetëvendosja dhe opozita, por dhunë po ushtrohet çdo ditë në qytetarët e Kosovës nga qeveria aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat