Jahjaga e Veseli biseduan për situatën e krijuar në Kuvend

Kosova

Jahjaga e Veseli biseduan për situatën e krijuar në Kuvend

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:37

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, zotëri Kadri Veselin, për të diskutuar zhvillimet e fundit në këtë institucion.

Sipas njoftimit për medie, presidentja Jahjaga shprehu shqetësimin e saj për veprimet e dhunshme në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës dhe pengimin e procesit demokratik.

Presidentja Jahjaga inkurajoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që mospajtimet konceptuale dhe politike t’i diskutojnë me forcën e argumentit dhe në frymën e kulturës parlamentare, të cilën synojmë ta ndërtojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat