RDK: Opozita alivanosi Flora Brovinën e Blerta Deliu-Kodrën

Kosova

RDK: Opozita alivanosi Flora Brovinën e Blerta Deliu-Kodrën

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 21:17

Rinia Demokratike e PDK-së, në një reagim të saj, ka thënë se si pasojë e tejkalimit të sjelljeve demokratike, provokimit me vezë, ujë dhe gaz lotsjellës, janë alivanosur deputetet Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra.

“Kjo është dhunë ndaj institucionit më të lartë ligjvënës në vend, dhunë ndaj të zgjedhurve të qytetarëve, në veçanti kundër deputeteve. Është dhunë e ushtruar nga opozita që gjuhë të vetme, të dëshmuar, ka provokimin dhe dhunën.
Ne, Rinia Demokratike e Kosovës dënojmë provokimet dhe aktet e dhunës, të shkaktuara sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Këto sjellje nuk i ndihmojnë të ardhmes sonë. E ardhmja jonë ka nevojë për perspektivë euro-atlantike, për punë, për ligje që promovojnë dhe përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!
Prandaj, ne Rinia e PDK-së, presim vlerësimin dhe gjykimin e opinionit ndaj autorëve të veprimeve të tilla tronditëse opozitare. Bartësit e veprimeve të tilla, duhet të përballen edhe me përgjegjësinë ligjore për veprimet e tyre të dhunshme brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat