Finlanda mbështet fuqishëm Kosovën për anëtarësim në UNESCO

Kosova

Finlanda mbështet fuqishëm Kosovën për anëtarësim në UNESCO

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 19:56

Sot, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka pritur në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki.

Në këtë takim pune, Selimi e ka informuar ambasadoren Huhtamäki për procesin e anëtarësimit të shtetit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), për progresin e arritur për MSA-në, liberalizimin e vizave dhe për planet e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Po ashtu, Selimi ka falënderuar ambasadoren Huhtamäki për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhënë Kosovës në konsolidimin e saj në arenën ndërkombëtare dhe për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, për të cilat u shpreh se do të zgjerohen në të gjitha fushat.

Ndërsa, ambasadorja Huhtamäki ka konfirmuar mbështetjen e plotë të shtetit finlandez për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat