Hasani: Kuvendi i Kosovës përgjegjës për arrestimin e Xhemshit Krasniqit

Kosova

Hasani: Kuvendi i Kosovës përgjegjës për arrestimin e Xhemshit Krasniqit

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:27

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se Kuvendi i Kosovës me miratimin e themelimit të Gjykatës Speciale ka kundërshtuar të gjitha idealet dhe sakrificat e brezave të cilët luftuan për liri.

Hasani këto deklarata i ka bërë duke iu drejtuar Xhemshit Krasniqit, dhe duke thënë se të gjitha Gjykatat Speciale janë turp i kohës dhe i klasës politike

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Hasanit:

” Edhe dhjetë jetë po ti kisha të njëjtën gjë do ta bëja , do të luftoja për liri ”

Theni qe tregon shpirtin luftarak te luftetareve te lirise, deshiren e zjarrte per clirim nga Serbia dhe idalin per Bashkim Kombetar.

Kjo tregon idealet e brezave dhe dhetehere po te bie do te ngritet te luftoj per liri. Kjo tregon betimin e dhene te luftetareve te UCK-se.

Dhe krjet ne kundershtime me keto idale e sakrifice te brezave ne shekuj, Kuvendi i Kosoves miratoi amandamente kushtetuese per themelimin e Gjykates Speciale per denimin e luftes sone per Liri. Per gjykimin dhe denimin e UCK-se, per gjykimin e ushtareve te UCK-se, sepse keta luftuan Serbine. Denimi i UCK-se permens Gjykates Speciale te themeluar nga Kuvendi i Kosoves me presionin e Brukselit ne llogari te Serbise, tregon nenshtrimin politike te klases politike ne Kosove.

Une votova kunder kesaj Gjykate Special, sepse e kam ditur se do te gjykohen ushtaret, qe e kane sjellur Kosoves lirine dhe clrimin nga Serbia.Te gjykosh clirimtaret qe ia sollen lirin Kosoves dhe te amnistosh serbine per krimet, vrasjet, vujtjet dhe masakrat e tmerrshme qe ka be ne Kosove, kjo tregon gjendjen politike te shtetit te Kosoves.

Prandaj, miku im Xhemshit Rizan Krasniqi, e kuptoj dhe kete sfide, por dije se, te gjitha Gjykatat Speciale do te jene turp i kohes dhe i klases politike, ndersa ti do te jesh cdo here nderi i Kombit Shqiptar.

Me resperkt Nait Hasani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat