​Ministri Demolli vizitoi Mitrovicën

Kosova

​Ministri Demolli vizitoi Mitrovicën

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 16:04

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka vizituar të mërkurën Mitrovicën, me ç’rast është pritur nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme, përpjekjet për zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e problemeve sociale në këtë komunë.

Kryetari Bahtiri njoftoi ministrin Demolli edhe për aktivitetet rreth definimit të kufijve komunalë ndërmjet dy komunave, duke theksuar se janë paraqitur disa probleme, për të cilat mendohej se nuk ekzistojnë.

Në anën tjetër, ministri Demolli u shpreh se është në dijeni për problemet me të cilat ballafaqohet Mitrovica, por tha se në bashkëpunim me institucionet qendrore, këto probleme do të tejkalohen në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës dhe vendit në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat