Holanda thotë se prioritet për Kosovën është sundimi i ligjit

Kosova

Holanda thotë se prioritet për Kosovën është sundimi i ligjit

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:58

​Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.
Sipas njoftimit për media, ministri Kuçi e ka njoftuar ambasadoren Willems me “prioritetet e prioriteteve” të Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati, duke përfshirë hartimin për herë të parë të Kodit Civil të Republikës së Kosovës, harmonizimin e legjislacionit ne fushën e të drejtave pronësore dhe rishikimin strategjik të sektorit të drejtësisë.

Ministri Kuçi ka kërkuar nga ambasadorja Holandeze thellimin e bashkëpunimit bilateral në funksion të fuqizimit të rendit dhe ligjit. Në veçanti, ministri Kuçi ka kërkuar asistencë në ngritjen e kapaciteteve së prokurorëve në luftimin e krimeve financiare, kibernetike dhe terrorizmit, fusha që edhe shoqëritë më moderne hasin në sfida gjatë adresimit të tyre.

Ambasadorja Willems ka siguruar ministrin Kuçi që ofrimi i asistencës në fushën e sundimit të ligjit mbetet prioritet, duke theksuar që fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë është edhe në interesin shtetëror të Mbretërisë së Holandës dhe Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat