Mediat ndërkombëtare raportojnë për sulmin me vezë ndaj kryeministrit Mustafa (Video)

Kosova

Mediat ndërkombëtare raportojnë për sulmin me vezë ndaj kryeministrit Mustafa (Video)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 09:19

Kryeministri Isa Mustafa edhe dje u sulmua me vezë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo ngjarje, sikurse ajo e sulmit në Kuvend, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Televizioni “Euronews” ka raportuar, duke thënë se kjo është hera e dytë që kryeministri Mustafa sulmohet me vezë brenda një periudhe njëmujore.
Mustafa dje në Podujevë u sulmua me vezë gjatë kohës kur po merrte pjesë në aktivitetin “Dita e Mjedrës”.
Opozita po kundërshton marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës, dhe po kërkon nga kryeministri Mustafa që të tërheq nënshkrimin nga to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat