Grabovci: PDK gjithmonë e gatshme të shkojë në zgjedhje

Kosova

Grabovci: PDK gjithmonë e gatshme të shkojë në zgjedhje

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 22:02

I ftuari i parë në Rrokum Rroll të Televizionit Rrokum, ishte Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Me të u diskutua për koalicionin qeverisës dhe për situatën e krijuar nga opozita në Kuvend.

“Nuk kemi krizë dhe nuk kemi me lejue me u krijue krizë në Kuvend”, tha Grabovci.
“Na i kemi ba te gjitha perpjekjet me pru opoziten ne tavolinen e diskutimeve, po si po duket, opozita nuk asht ende e gatshme per diskutim", tha ai.
Në pyetjen e moderatorit Jupolli, a ka me u përdorë forca ne Kuvend për me u zhblloku puna e tij e pengueme nga opozita, Grabovci tha se nuk duhet ne asnji variant mjetin e fundit me e perdore te parin.

"Opozita e din shume mire qe s'ka mundesi me sfidu koalicionin qeverises, sepse na jemi tue i kry obligimet tona shume mire....ndersa i bajme thirrje opozites me i tregue ankesat e veta ne foltoren e Kuvendit”, tha Grabovc.
Ne pyetjen cila është dalja nga kjo situate, Grabovci tha se rruga ma e mire është rruga e dialogut.
"Nuk ka asnji oferte per koalicion tjeter. Na e kemi nji koalicion qe kemi me punue deri ne zgjedhjet e vitit 2018”, tha Grabovci rreth pyetjes se a asht e vertete qe PDK po mendon per nji partner tjeter koalicioni.

Ne pyetjen a beson se Thaçi kalon si President i ardhshem ne Kuvend, Grabovci u shpreh i bindun se "ne çdo forme zoti Thaçi ka me qene President i vendit”.
Ne pyetjen a është gati PDK per zgjedhje te parakohshme, ai u përgjigj se 'nese shkohet ne zgjedhje, PDK kishte me dale shume ma e fuqishme se sa ka qene'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat