Nga java e ardhshme pritet të nisë puna në kardiokirurgji

Kosova

Nga java e ardhshme pritet të nisë puna në kardiokirurgji

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:55

Klinika e kardiokirurgjisë tashmë është e gatshme për punë. Është arritë të sigurohet ekipi që do të shërbejë në këtë klinikë dhe në javën e ardhshme pritet që të nisë puna e të bëhen pranimet e para të pacientëve dhe të fillohet me operimet.

Për të shënuar ri-funksionalizmin e Kardiokirurgjisë, në klinikë qëndroi sot ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili u zotua se do të përkrahin vazhdimisht këtë klinikë në mënyrë që ky shërbim të jete i vazhdueshëm dhe mos të ketë ndërprerje siç ka ndodhë disa herë.

Aktualisht në këtë klinikë janë të sistemuar dy kardiokirurgë të specializuar në qendrat ndërkombëtare, pesë specializantë të kardiokirurgjisë dhe një ekip i anesteziologëve që kanë kryer që janë të trajnuar për ndërhyrje në zemër.

Kryetari i këshillit për funksionalizmin e Kardiokirurgjisë, Avdyl Krasniqi tha se ekipi që do të shërbejë në këtë klinikë është i kualifikuar në nivel të lartë dhe ka përvojë të suksesshme në këtë drejtim, brenda dhe përtej rajonit.

Ai tha se qëllim kryesor kanë pasë të krijojnë një staf të përhershëm në klinikë.

Krasniqi: Duhet të kemi punëtor 24 orë

“Orientimi kryesor i joni ka qenë me kriju staf të përhershëm këtu, me full time, edhe pse ne kemi pas shumë oferta se gjatë kësaj kohe kemi bërë konsultime të shumta me kolegë tjerë që janë kardiokirurg jashtë Kosovës, dhe ka pas oferta të llojllojshme por kushti kryesor ka qenë që duhet patjetër me qenë full time të punësuar këtu në QKUK, sepse kirurgjia nuk është që mund të bëhet me ekipe mobile ose mos me pas kujdestari 24 orë, duhet një ekip i cili është i [përhershëm. Ne jemi këtu me ekip të përhershëm që janë të punuar këtu në QKUK”, tha ai.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së klinikës, Raif Qavolli, tha se janë duke punuar në atë drejtim që në javën e ardhshme të fillojnë me pranimin e pacientëve.

Qavolli: Presim që javën tj etër të fillojmë me pranimin e pacientëve

“Do të mundohemi ta bëjmë por duke marrë për bazë situatën që e keni gjetë klinikën, e cila siç po e shihni është funksionale për operime kardiake, ka ende disa mungesa që mund të them se janë joshumë të mëdha. Dhe, brenda kësaj jave do të mundohemi t’i kompensojmë ato, t’i rregullojmë dhe që në javën tjetër mund të themi se do të jemi të aftë, datë nuk po japim, në gjendje që të bëjmë pranimet e para të pacientëve dhe të fillojmë operimeve të para”, tha ai.

Siç tha ai, numri i pacientëve që do të operohet brenda ditës, nuk dihet ende, por kjo do të caktohet nga fluksi i njerëzve që i kërkojnë këto shërbime.

Megjithë problemet që ka pas ky repart herë pas herë, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani beson se kësaj here do të ketë shërbime të vazhdueshme në Kardiokirurgji.

Rrahmani: Do të insistojmë për vazhdimësinë e këtij shërbimi

“Shpresoj që kësaj radhe ne do të insistojmë që të ketë vazhdimësi ky shërbim, ne jemi duke punuar mjaftë shumë....Dhe, nëse ne u qëndrojmë afër si Ministri e shëndetësisë dhe si Qeveri, dhe i përkrahim në vazhdimësi, nuk ka arsye që ne mos të shpresojmë që ky shërbim mos të jetë i qëndrueshëm dhe të ketë vazhdimësi edhe në Kosovë”, tha ai.

Ai tha se do t’i qëndrojnë pranë këtij reparti 24 orë në vazhdimësi.

Gjithashtu, Rrahmani tha se janë duke punuar që edhe kardiologjisë invazive t’iu krijojnë kushte që të shtohen orët e punës aty, nga një ndërrim sa është tani të bëhet 24 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat