VV: Qytetarë nga të gjitha subjektet politike po nënshkruajnë peticionin

Kosova

VV: Qytetarë nga të gjitha subjektet politike po nënshkruajnë peticionin

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 00:28

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se petecioni kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi" është duke vazhduar edhe në fshatra dhe qytete të ndryshme.

Deri më tani janë mbledhur gjithësej 160,276 dhe sipas Vetëvendosje po nënshkruajnë peticionin edhe ata qytetarë të cilët kanë votuar partitë politike në pushtet.

“Nëpër fshatra e qytete, qytetarë nga të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe ata që kanë votuar subjektet që tash janë në pushtet, po nënshkruajnë masivisht peticionin kundër "Zajednicës" dhe demarkacionit me Malin e Zi.”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat