Gratë deputete vizitojnë Mimoza Kusari -Lilën (Foto)

Kosova

Gratë deputete vizitojnë Mimoza Kusari -Lilën (Foto)

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 16:31

Gratë deputete të Kuvendit të Kosovës vizituan Kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, për t'i ofruar mbështetjen në punën e vazhdueshme si kryetarja e parë e komunës në Kosovë.

Gratë deputete mbi çdo agjendë dhe interes partiak kanë vendosur që të jenë të bashkuara në politika që forcojnë interesin shtetëror.

AAK: Nuk është e vërtet se gratë e AAK-së nuk e mbështesin Kusari-Lilën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar nga disa portale, ku thuhej se gratë deputete të kësaj partie nuk po e mbështesin kryetaren e Gjakovës, Kusari-Lilën për një sulm të mundshëm kundër saj.

Sipas tyre, gratë deputete të AAK-së, qoftë nga grupi parlamentar, qoftë nga Asambleja Komunale, kanë qenë në këtë vizitë, duke shprehur kështu mbështetjen e pa rezervë për lirinë dhe sigurinë e Kryetares së Gjakovës, Kusari-Lila, raporton lajmi.net.

“Dezinformatat dhe shkrimet e rreme, si ky i fundit, janë shpifje të ulta, të cilat bëhen me qëllime që mund të dinë vetëm ata që i fabrikojnë,” thuhet në reagimin e tyre.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat