Jahjaga kërkon strehimin e refugjatëve sirianë

Kosova

Jahjaga kërkon strehimin e refugjatëve sirianë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 17:31

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, të shqyrtohen të gjitha mundësit dhe kapacitet për të parë nëse Kosova është e gatshme të strehojë refugjatë, të cilët kanë ikur nga lufta në Siri.

Arbër Vllahiu, këshilltari për media i presidentes, ka treguar se Jahjaga ka kërkuar që të bëhen vlerësimet e nevojshme, duke marrë parasysh te gjitha kufizimet dhe resurset qe ka vendi ynë, dhe më pas të shihet se çfarë mund të bëhet për këtë çështje.

“E para e vendit ka thënë se për të marr këtë hap do të akordohet edhe me faktorin ndërkombëtarë në Kosovë, derisa ajo llogarit shumë në vullnetin e qytetareve te Kosovës për t’iu dal në ndihmë refugjatëve”, ka thënë Vllahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat