​Delawie takon Hysenin dhe Demollin, premton përkrahje për FSK-në

Kosova

​Delawie takon Hysenin dhe Demollin, premton përkrahje për FSK-në

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 15:44

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i uroi mirëseardhje ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Gregory T. Delawie, me ç’rast biseduan për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se këto raporte të mira në mes të dy shteteve duhet të forcohen edhe më tutje, duke rritur bashkëpunimin në mes të policive dhe institucioneve të zbatimit të ligjit.

“Në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar në shtet-ndërtimin e Kosovës, gjithnjë kemi pasur mbështetjen e ShBA-ve dhe për këtë gjithnjë do të jemi falënderues dhe mirënjohës. Besojmë se Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e ShBA-ve në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare”, tha ministri Hyseni.

Me këtë rast, ministri Hyseni theksoi rëndësinë e pazëvendësueshme që ka ruajtja e partneritetit strategjik me ShBA-të në luftimin e krimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Ndërsa, ambasadori amerikan Delawie tha se vendi i tij është i përkushtuar për bashkëpunimin me Republikà «n e Kosovës duke shtuar se ndjehet shumë i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë.

Ambasadorin amerikan e ka pritur nw njw takim edhe ministri i FSK-së Haki Demolli.

Delawie shprehu kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes departamentit të Mbrojtjes dhe MFSK-së ushtrisë së SHBA-ve dhe FSK-së, duke vlerësuar arritjet e FSK-së dhe punën e mirë që është bërë deri më tash në fushat përkatëse duke treguar një kujdese të posaçëm integrimit të minoriteteve.

Ambasadori Delawie theksoi se siguria rajonale është njëra nga prioritetet dhe lavdëroi përkushtimin e FSK-së për të stërvitur me ushtrinë amerikane dhe aleatët tjerë, brenda mandatit që mban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat