Ahmeti për 3 vjeçarin sirian të vdekur: Me atë fotografi të qash është pak

Kosova

Ahmeti për 3 vjeçarin sirian të vdekur: Me atë fotografi të qash është pak

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 10:47

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku shihet një fëmijë sirian, 3 vjeçar, i vdekur në bregun turk. Ai shprehet se me atë fotografi të qash është pak.
Lexoni postimin e tij në Facebook:

“Në qershor të këtij viti Simon Kneebone publikoi një karikaturë tepër domethënëse të cilën po e postoj sot këtu. Në pyetjen e policëve që presin refugjatët me tyta "nga jeni?" në anije i përgjigjen "nga Toka".

Nuk po e ripostoj foton e Aylanit 3 vjeçar në brigjet e Turqisë edhe pse mendoj se të gjithë duhet ta shohin. Me atë fotografi të qash është pak, të shkruash diçka në facebook si unë është turpshëm pak, të bisedosh me të tjerët është pak. Në fakt gjithçka është pak, sepse fati i tij të zhvesh nga çdo mburrje që ke me vetvetën, shoqërinë e njerëzimin. Fati i tij po tregon pafuqinë tonë si shumicë e njerëzimit ti parandalojmë këto fate. Kjo pafuqi është e padurueshme, prandaj nuk mund ta shikojmë gjatë foton sepse na turpëron.

We need a new Europe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat