Kush po e frikëson Qeverinë? (Video)

Kosova

Kush po e frikëson Qeverinë? (Video)

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 11:27

Tri institucionet kryesore të shtetit, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi edhe pse gjenden afër njëra tjetrës apo në të njëjtën hapsirë, vlerësimi i sigurisë për to po dallon.

Përderisa objekti i Qeverisë ka filluar me rivendosjen e rrethojes e larguar muaj me parë, të njejtën gjë nuk do ta bëjë edhe Kuvendi dhe Presidenca.

Shtimin e masave të sigurisë, Qeveria e ka arsyetuar me faktin e sigurisë së përgjithshme, madje të nivelit rajonal.

“Shtimi i masave të sigurisë i implementuara ditëve të fundit, janë vazhdimësi e masave të sigurisë të ndërmarra para disa muajsh si rezultat i rekomandimeve për gjendjen e sigurisë në rajon dhe të njëjtat nuk i atribuohen zhvillimeve të fundit në vend”, thuhet në sqarimin e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat