Sherifi: Po krijojmë "Qeveri në hije" (Video)

Kosova

Sherifi: Po krijojmë "Qeveri në hije" (Video)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 23:33

Bilall Sherifi i partisë NISMA, si i ftuar në emisionin e parë të sezonit të ri të Rrokum Roll, shprehu pakënaqësi të madhe të tij dhe të partisë se tij ndaj marrëveshjeve në Bruksel dhe për qeverisjen e koalicionit PDK-LDK.

Për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, Sherifi citoi një analist që ka thënë se nuk po flasim për qeverisjen e komunave serbe, po bashkëqeverisjen e komunave serbe me Serbinë në Kosovë.

Bilall Sherifi tha se grupi opozitar NISMA, AAK dhe Vetëvendosje po punojnë dhe po takohen çdo ditë, ne nivel shefash të partisë dhe në nivel kryesish, për ta krijuar një front të përbashkët opozitar.

"Kemi ambicie me ba nji 'Qeveri ne hije', dhe tanë kohën kemi me i ba opozitë politikave të Qeverisë...", tha ai.
I pyetur se a do të dilni me një listë të perbashkët në zgjedhjet eventuale, ai tha se kjo asht një ambicie, por asgjë ende nuk është shndërruar në marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat