Jahjaga në shënimin e 100 vjetorit të shkollës shqipe (Foto)

Kosova

Jahjaga në shënimin e 100 vjetorit të shkollës shqipe (Foto)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 16:25

Presidentja Atifete Jahjaga, mori sot pjesë në manifestimin për 100-vjetorin e shkollës shqipe në trevën e Deçanit, të organizuar nga shoqata e historianëve të Kosovës "Ali Hadri", dega në Deçan.

Presidentja Jahjaga mbajti edhe një fjalim në shënim të përvjetorit të 100-te të shkollës shqipe në Deçan dhe foli edhe për mbijetesën e arsimit dhe për rëndësinë e arsimimit dhe edukimit.

Pas përfundimit të manifestimit, Presidentja Jahjaga vizitoi shkollën fillore "Sylë Alaj" në Drenoc të Deçanit dhe bashkëbisedoi me nxënësit dhe me personelin arsimor te shkollës.

“Shpreh mirënjohjen time për ftesën, për të marrë pjesë në manifestimin për njëqind vjetorin e arsimit shqip në komunën e Deçanit, përkatësisht për hapjen e shkollave me mësim në gjuhën shqipe në fshatrat Drenoc dhe Irzniq dhe njëkohësisht iu përgëzoj për organizimin dhe kujtimin e datave të rëndësishme nga e kaluara e popullit tonë dhe të kësaj treve, veçanërisht për shënimin e jubileut të arsimimit në gjuhën shqipe”, thuhet në një njoftim për media.

Presidentja ka përmendur edhe veprimtarët e kombit si dhe mësuesit e gjuhës shqipe.

Jahjaga ka rikujtuar edhe Kongresin e Alfabetit në Manastir kur u vendos që gjuha shqipe të përdorë alfabetin latin, si një sukses të madh, si një përcaktim të drejtë, si një rreshtim të popullit shqiptar në familjen evropiane.

“Shkolla shqipe ka një domethënie të veçantë për popullin e Kosovës, sepse me të ka ruajtur edhe identitetin - jo vetëm gjuhën, dhe sepse bashkë me të ka kultivuar ndjenjën për liri dhe ndjenjën për të qenë i barabartë me të gjithë popujt e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat