Vushtrria kërkon ndihmën e MMPH-së për procesin e legalizimit

Kosova

Vushtrria kërkon ndihmën e MMPH-së për procesin e legalizimit

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 18:26

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun, të shoqëruar nga drejtorët, Abdullah Klinaku, Bedri Dobra dhe Sami Istrefi.

Në këtë takim u diskutuan tema të ndryshme me interes të përbashkët, me theks të veçantë për ligjin i cili trajton ndërtimet paleje.

Ministri Agani, e njoftoi kryetarin Mulaku rreth angazhimit të Ministrisë për procesin e legalizimit, duke thënë se janë të përkushtuar që ky proces të përfundojë sipas planit dhe dinamikës së paraparë.

Në anën tjetër, kryetari Mulaku, njoftoi ministrin Agani me procesin e legalizimit në këtë komunë duke pohuar se për legalizim kanë pranuar 9703 aplikacione.

Ai tha se problem për këtë proces del të jetë fakti se një e treta e ndërtimeve në këtë komunë gjenden në tokat që janë nën sistemin e ujitjes dhe të komosacionit.

Ministri Agani, njoftoi Mulakun se është i domosdoshëm amendamentimi i ligjit i cili i trajton ndërtimet pa leje, ngase sipas t ij, parashihen afate kohore të cilat nuk përkojnë me gjendjen faktike pas publikimit të regjistrit shtetëror të ndërtimeve pa leje.

Në këtë takim, po ashtu u diskutuan edhe tema tjera me interes për Komunën e Vushtrrisë, si çështja e shpronësimeve, rregullimi i shtretërve të lumenjve, ndërtimi i banesave kolektive sociale, regjistrimi i tokave me komosacion në kadastër etj.

Ministri Agani tha se do të angazhohen që realizimi i tyre të ndodhë përmes donatorëve të ndryshëm, ngase buxheti që posedon kjo Ministri nuk mjafton për të zgjidhur problemet e kësaj komune, njoftoi MMPH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat