Kosova lindore kërkon status sikur veriu i Kosovës

Kosova

Kosova lindore kërkon status sikur veriu i Kosovës

Nga: Arben Sylejmani Më: 31 gusht 2015 Në ora: 17:30

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes së Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ku i hap rrugë formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka nxitur edhe përfaqësuesit shqiptar të kërkojnë të njëjtat të drejta në Luginën e Preshëves. Ata thonë se është e drejtë që edhe ata të kenë të njëjtat të drejta me serbët në Kosovë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, udhëheqësit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu dhe Ragmi Mustafa, në një intervistë për “Sputnik”, kanë thënë se ata do të kërkojnë reciprocitet. Musliu ka thënë se do të koordinohen me Prishtinën dhe Tiranën për të kërkuar reciprocitet në raport me të drejtat që serbëve u jepen në Kosovë. Ai ka thënë se të drejta të njëjta do të duhet t’u jepen edhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke iu shmangur përgjigjes nëse me këtë po nënkuptonte autonomi për këtë pjesë të territorit të jugut të Serbisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martë në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe Diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat