Murtezaj: ASK nuk ka kompetenca mbi pronat e Kosovës

Kosova

Murtezaj: ASK nuk ka kompetenca mbi pronat e Kosovës

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 23:45

Valon Murtezaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Asociacioni Komunave Serbe, nuk do të ketë kompetenca mbi pronat e Kosovës.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë që s’ka më shtet serb brenda Kosovës.

Ja postimi i plotë i Murtezajt:

Asgjë nuk mund ta ndalë Kosovën në ecjen e saj përpara për në Evrope. Ne mund ti sjellim, njeri tjetrit telashe, here me te vogla, apo here me te medha ne raste te kercenimeve dhe sjelljeve te dhunshme, por Kosova do te ec. Rendi dhe ligji do te sundoje ne kete vend sepse fati yne i madh eshte qe jemi ne Evrope, dhe populli yne beson fuqishem ne vlerat evropiane.

Sa i takon Asociacionit, shume here e kemi thene, qe nese gjithçka do te ishte ne rrjedha normale nuk ka qene i nevojshem. Sepse ligjet e Republikes se Kosoves garantojne te drejtat e secilit qytetar dhe qytetare te saj.

Por, sidoqofte, Asociacioni i mbeshtetur ne parimet e dakorduara ne Bruksel, do te jete nje organizem pa kompetenca ekzekutive, dhe nuk do te jete nivel i trete i pushtetit. Ky Asociacion nuk do te kete fuqi per pronat e Kosoves.

Nuk jane te verteta thirrjet qe Asociacioni do te kete fuqi mbi pronat e Kosoves.

A do te kete tentime per te abuzuar me Asociacionin nga ana e Serbise ? çdo njeri normal qe ka pervoje me historine e Kosoves, dhe e ka jetuar historine e Kosoves, e di qe do te kete. Por a do te kene sukses keto perpjekje ? Nuk do te kene. Ska më shtet serb në Kosovë. U kry me 1999.

Ekipi negociator i Kosovës ka qene superior ndaj atij te Serbise ne te gjitha aspektet. Per nga kompozicioni, pervoja, serioziteti, gjenerimi i opsioneve, mirebesimi, orientimi euro-atlantik. Beogradi e ka pare dhe e ka ndjere, se ska me pune me ‘sharraxhinjte’.

Ne gjithe kete ka qene teper e rendesishme qe ne krye te delegacionit te Republikes se Kosoves ka qene Kryeministri Isa Mustafa, person qe ka pasur pervoje te gjate dhe direkte ne pushtetin lokal, dhe ka njohur ‘si merr fryme qeverisja lokale’. Paramendojeni ne tavoline Profesor Mustafa dhe Vuqiq. q. Diference e madhe, dhe perparesi e madhe per Kosoven.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat