Agim Bahtiri shpalosë planet për urën e Ibrit (Video)

Kosova

Agim Bahtiri shpalosë planet për urën e Ibrit (Video)

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 22:41

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe qytetarët e Mitrovicës, tash e tutje vetëm në këmbë do të mund të kalojnë nëpër urën e Ibrit.

Sipas marrëveshjes në Bruksel, andej pari më nuk do të ketë makina.

Pikërisht falë bisedimeve që u bënë në kryeqytetin evropian, kryetari i pjesës jugore të Mitrovicës, i di planet e kolegut nga veriu.

Kështu, edhe zotohet se megjithëse rruga kryesore do të jetë e kalueshme vetëm për këmbësore, kjo gjë nuk do të ndikojë në lirinë e lëvizjes midis dy pjesëve të qytetit.

Bahtiri po ashtu ka treguar se punimet në urën e Ibrit nuk do të përfundojnë para verës së vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat