Rahovecianët tash e disa vjet pa ujë (Video)

Kosova

Rahovecianët tash e disa vjet pa ujë (Video)

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 22:59

Një defekt në gypat e fshatit Guri i Kuq në Rahovec, i ka lënë pa ujë banorët e fshatit Guri i Kuq në Rahovec.
Shumë banorë duhet që për çdo ditë të udhëtojnë për tek lumi i Drinit, sepse kjo është mënyra e vetme që të furnizohen me ujë.
Madje disa bënë edhe shpenzime për hapjen e bunarëve, por asgjë nuk kreu punë. Njëjtë sikurse ky fshat pa ujë, është edhe fshati i Polluzhës. Ky fshat është supozuar që të furnizohet me ujë që prej vitit të kaluar, sepse ishin pjesë e një projekti në vitin 2009.
Por nga ky projekt përfituan tre fshatra të tjerë, të cilët që prej nëntorit të vitit të kaluar furnizohen me ujë. Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, u shpreh se komuna është duke e krijuar një komision për ta mënjanuar këtë problem. Por Vehapi, nuk dha ndonjë afat se kur do të filloi kjo. E deri atëherë, banorëve të këtyre dy fshatrave u duhet që të udhëtojnë dy herë në ditë vetëm për të siguruar ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat