Vetëvendosje e quan frikacak Isa Mustafën për shmangie të debatit me Ymerin

Kosova

Vetëvendosje e quan frikacak Isa Mustafën për shmangie të debatit me Ymerin

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 15:57

Vazhdojnë përplasjet në mes të Vetëvendosjes dhe kryeministrit Isa Mustafa. Pasi ky i fundit e quajti “gomar” Albin Kurtin, reagimet dhe ofendimet nuk kanë të ndalur nga asnjëra palë.
Edhe kësaj here, Vetëvendosje në një komunikatë për media, e quan friakcak Isa Mustafën, pasi sipas tyre, ai vëtem këtë cilësi e ka.
“Isa Mustafa e ka vetëm një tipar të dobishëm: është frikacak! Një ditë para protestës së 4 shkurtit kundër Jabllanoviqit e pat shkarkuar këtë të fundit. Sot, për shkak të trysnisë publike, djali i tij Besniku hoqi dorë nga tenderi për servisimin e BMË-ve të qeverisë i cili ia sillte atij 2.900 euro”, thonë ata.
Po sot, sipas tyre, kryeministri u frikësua të dal në debat televiziv për t’i përballur argumentet me kryetarin e kësaj Lëvizje, Visar Ymeri.
“I dashur popull, edhe Zajednica mund të ndalet”, përfundonë shkrimin Lëvizja Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat