Komuna e Prishtinës së shpejti edhe me 3 drejtori

Kosova

Komuna e Prishtinës së shpejti edhe me 3 drejtori

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 12:05

Komuna e Prishtinës ende nuk ka formuar tri drejtoritë e reja të cilat ishin paraparë të funksionalizohen në korrik të këtij viti.
Zyrtarë të komunës bëjnë të ditur për Tribuna Channel se këto tri drejtori të reja do të formohen shumë shpejtë por se ende nuk ka ndonjë datë konkrete.
Sipas reformimit që do të bëhej në komunë, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor do të ndahej në dy drejtori në atë të Urbanizmit dhe Planifikimit, kurse ndarja e Drejtorisë së Pronës dhe Financave në dy drejtori të veçanta.

Ndërsa, si drejtori e re ishte paralajmëruar Drejtoria e Investimeve Kapitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat