​‘Green Art Center’ riciklon Gjilanin

Kosova

​‘Green Art Center’ riciklon Gjilanin

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 20:34

Gjatë një takimi të përbashkët me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit, Green Art Center – Prishtina, prezantoi planin për implementimin e projektit “Gjilani Riciklon”.

Ky projekt, i përkrahur nga Kuvendi Komunal i Gjilanit dhe projekti për Shërbime të Qëndrueshme Komunale pranë GIZ, do të implementohet nga GAC, me qëllim që të themelojë “klubet e gjelbra” në shkollat e Gjilanit, si dhe të shtrijë rrjetin EcoFriend, përkatësisht të ndërlidhë përpunuesit e mbeturinave të riciklueshme me procesin, me qëllim që të stimulohet ricilimi, ndarja e mbeturinave dhe njëherësh të gjenerohen të hyra për “klubet e gjelbra”, me qëllim të financimit të aktiviteteve të këtyre klubeve.

Në kuadër të këtij projekti, qyteti i Gjilanit ka përfituar edhe infrastrukturë për ndarjen e mbeturinave, përkatësisht kosha dhe kontejner të shenjëzuar.

Kryetari Haziri dhe drejtoratet respektive do të angazhohen që bashkëpunimi me GAC të jetë i suksesshëm, si dhe të bashkëhartojnë edhe projekte të tjera në të ardhmen.

Ky projekt është i rëndësishë m për qytetarët e Gjilanit, meqë do të sjellë zhvillime në fushën e menaxhimit të mbeturinave në Gjilan, njëherësh do të pasurojë kalendarin e aktiviteteve të Gjilanit me nisma të shumta mjedisore.

Nga tash e tutje, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Gjilan do të kenë mundësinë të implementojnë aktivitete të shumta mjedisore, të cilat padyshim do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë të jetesës në Gjilan.

“Green Art Center – Prishtina (GAC) do të angazhohet që Gjilani të jetë një qytet edhe më i pastër, por mbi të gjitha do të angazhohemi që së bashku me Komunën e Gjilanit të sjellim projekte dhe investime të cilat do të përmirësojnë jetesën në këtë qytet”, tha Drejtoresha e GAC, Merlina Beu – Muçaj.

Përderisa, Driton Vatovci, përfaqësues i GIZ në Gjilan, tha se”GIZ do të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes mjedisore në Gjilan”.

Green Art Center – Prisht ina (GAC), ka hapur zyrat e saja në Gjilan muajin që lamë pas. Ajo gjatë aktiviteteve të saja në këtë komunë do të angazhoj të rinj të cilët do të evokojnë çështjet mjedisore në këtë qytet.

Nisma të tilla do të stimulojnë klubet e gjelbra të jenë aktiv në këtë qytet. Klubet e Gjelbra janë grupe vullnetarësh të krijuara, rivitalizuara dhe mbështetura nga Green Art Center – Prishtina (GAC) në institucionet shkollore në Kosovë, të cilat kryesisht ndërmarrin aktivitete dhe nisma në të mirë të mjedisit në shkollat e tyre.

Aktivitet e tyre shërbejnë pasurimin e shkollave të tyre me hapësira të gjelbra, pasurimin e hapësirave të tyre me infrastrukturë mbështetëse (karrige, tavolina, etj.), ngritjen e kapaciteteve për nxënësit në trajtimin e mjedisit dhe mbi të gjitha organizimin e aktiviteteve profesionale, artistike dhe punëtorive të ndryshme të cilat shërbejnë në ngritjen e vetëdijes qytetare për problemati ka mjedisore dhe aktivizëm qytetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat