​Qeveria aprovon Raportin për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2015

Kosova

​Qeveria aprovon Raportin për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2015

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 20:07

Qeveria e Kosovës mbajti sot mbledhjen e saj të 46 me ç’rast edhe shqyrtuan disa propozim-vendime të cilat edhe u miratuan në tërësi.

Kabineti qeveritar shqyrtoi dhe aprovoi Raportin për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2015.

Me këtë rast, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferid Agani, arsyetoi këtë Raport duke thënë se qëllimi kryesor i tij është përmbushja e obligimit ligjor për raportim të rregullt për gjendjen e mjedisit tek institucionet qendrore të vendit (Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës), si dhe ofrimi i informatave relevante dhe reale në bazë të së cilave do të nxitej hartimi i politikave adekuate mjedisore.

“Raportin të cilin e ofrojmë sot për miratim, ofron të dhëna për forcat shtytëse dhe forcat në mjedis. Përshkruan gjendjen aktuale të mediumeve mjedisore dhe ndikimin e kësaj gjendjeje. Trajton në një mas politikat e ndjek ura për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit si dhe angazhimin e institucioneve qeveritare dhe joqeveritare dhe të shoqërisë në përgjithësi për përmirësimin e gjendjes së mjedisit”, tha Agani.

Qeveria e Kosovës, gjithashtu me vendime të ndara ka aprovuar caktimin e zonave të mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse sipas kritereve të përcaktuara për burimet ujore që përdoren për pije në “Pusi juglindor në Savrovë”, “Vrella, kaptazha 1 dhe 2 në Bjeshkët e Mushtishtit’, “Vrella në Studençan”, “Vrella dhe pusi” në Doberdelan, “Pusi 1,2,3” në Samadrexhë, “Drenazha 1 dhe 2 dhe kaptazha” në Sopi, “Kroi i shelgjeve, Gryka e Rusenicës, Kroi i ndërmjetëzave dhe tetë puset në Sallagrazhdë”, “Vrella në Reshtan”, “Vrella në Semetisht”, të cilat gjenden në Komunën e Suharekës.

Edhe për këto propozim-vendime, arsyetimin e jepi Agani.

“Ligji 04/L147 për ujërat e Kosovës dhe udhëzimi administrativ 28/2014 për zonat e mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse kanë për qëllim të sigurojnë zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore të cilat janë të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin social, ekonomik të Republikës së Kosovës. Si dhe të themelojmë procedura dhe parime udhëzuese për shpërndarjen optimale të resurseve ujore, mbështetur në qëllimin e caktuar, të sigurojmë mbrojtjen e resurseve ujore nga ndotja, tej-shfrytëzimi dhe keqpërdorimi dhe të përcaktohen strukturat institucionale për administrimin e resurseve ujore”, tha Agani.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës mori vendim për caktimin e zonave të mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse sipas krite reve të përcaktuara për burimet ujore që përdoren për pije “Puset te ish-Fabrika e Letrës”, në Komunën e Lipjanit.

Por tjerash, Qeveria aprovoi edhe Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi për kthimin vullnetar të personave të zhvendosur nga Kosova me qëndrim në Mal të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat