The Economist citon Çollakun: Përshpejtimi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, strategjik për BE-në

Kosova

The Economist citon Çollakun: Përshpejtimi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, strategjik për BE-në

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 10:28

Gazeta prestigjioze britanike “The Economist” në një shkrim të sotëm thekson se shtetet e Ballkanit Perëndimor tani kanë shpresa të për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndërsa Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë “bajrakun” e procesit që do të mundësojë që vendet e rajonit t’i bashkohen familjes evropiane sa më parë.
Ka disa arsye pse Ballkani po tërheqë më shumë vëmendje në kryeqytetet perëndimore. Korrupsioni, nacionalizmi dhe ekstremizmi janë të gjitha në rritje.

Disa myslimanë po shkojnë në Siri për të luftuar në radhët e “Shtetit Islamik”. Simpatia për Rusinë është në rritje në disa shtete. Planet e Serbisë për të marrë pjesë në stërvitje ushtarake të Rusisë rezultuan me kritika të ashpra publike nga perëndimi, transmeton lajmi.net.

Bekim Çollaku, ministër i Integrimit Evropian, u shpreh se: “Nga një këndvështrim strategjik, BE-ja duhet të përshpejtojë procesin.”
Zgjerimi mund të jetë jopopullor në shumë shtete anëtare, por kostoja e vonesës është gjithnjë në rritje.
Në artikull thuhet se që nga përfundimi i luftëtarave ballkanike më 1999, pyetja më e rëndësishme në rajon ka qenë kur dhe si vendet e rajonit do t’i bashkohen BE-së. Sllovenia e arriti atë më 2004 dhe Kroacia e bëri të njëjtën më 2013. Për të tjerët, megjithatë, ky objektiv mbetet ende larg. Perspektivat e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – të gjitha këto shtete në faze të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE – dukeshin të ishin të mbërthyera për një kohë.

Por muajt e fundit sollën progres, kryesisht pa u vënë re në pjesën tjetër të Evropës të goditur nga kriza. Më 25 gusht, Kosova dhe Serbia nënshkruan disa marrëveshje të lehtësuara nga BE-ja, duke përfshirë një që u jep komunave më shumicë serbe më shumë të drejta. BE-ja ndërmjetësoi gjithashtu një marrëveshje që çon në zgjedhje të reja në Maqedoni, ku një krizë politike kishte ardhur në një pike vlimi. Një politike jofunksionale të BE-së që po bllokonte përparimin e Bosnjës i është dhënë fund.

Ndryshimi i vetëm më i madh, thotë Remzi Lani, një analist shqiptar, është se liderët e Ballkanit tani e vazhdojnë rrugëtimin nga Berlini, e jo Brukseli. “Është moment gjerman,” thotë ai.
Ky ndryshim u nxor në pah në një samit rajonal në Vjenë më 27 gusht. Krerët e qeverive u takuan në kuadër të “procesit të Berlinit”, të drejtuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila vizitoi Shqipërinë, Bosnje e Hecegovinën dhe Serbinë në korrik.

Këtë here diplomatët gjermanë po luajnë një rol edhe më të madh. Komisioni Evropian tani po bën asgjë në Ballkan, thotë një diplomat i lartë, “pa dritën jeshile nga Gjermania”.

Një lojtare tjetër është kthyer në lojë në mënyrë diskrete. SHBA-ja, e cila pas vitit 1999 gradualisht u zhduk nga Ballkani, tani është sërish shumë më aktive, shpeshherë duke ndihmuar BE-në me shtytje dhe veprime të kohshme diplomatike. Zyrtarët amerikanë luajtën një rol kryesor që të shtyjnë Kosovën të kalojë një ligj më 3 gusht për të krijuar një gjykatë për krime luftë të mbështetur nga BE-ja. Ata gjithashtu ndihmuan për të siguruar një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës maqedonase në korrik

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat