OSHP gjen shkelje në një tender të komunës së Skenderajt

Kosova

OSHP gjen shkelje në një tender të komunës së Skenderajt

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 23:58

Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP) sot ka anuluar tenderin e komunës së Skenderajt për furnizim me material pedagogjik për shkollat në këtë komunë.

Eksperti shqyrtues i OSHP-së ka dhënë mendimin se Autoriteti Kontraktues me rastin e vlerësimit të këtij aktiviteti të prokurimit ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 7 dhe 48 te LPP-ës dhe i rekomandon panelit shqyrtues që ankesa e Operatorit Ekonomik ankues të aprovohet si e bazuar dhe të obligohet autoriteti kontraktues Komuna e Skenderajt, të anuloj aktivitetin e prokurimit apo të shtyj afatin për ofertim dhe ti jep mundësi të gjithë OE të interesuar për të ofertuar dhe njëherit obligohet AK t’i respektoj dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik(LPP).

“Me datë 12.08. 2015, Organi Shqyrtues i Prokurimit, ka pranuar ankesën e parashtruar nga OE "Vlora" me seli në Prishtinë, lidhur me aktivitetin e prokurimit: "Furnizim me material pedagogjikë për shkollat në Skenderaj", me nr. te prok. 643-15-032-121,të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues (AK) —Komuna e Skenderajt, duke pretendua r se autoriteti kontraktues ka bërë shkelje të nenit dhe 79 të LPP-së. Organi Shqyrtues i Prokurimit pas pranimit të ankesës, në bazë të nenit 1 13 dhe 1 14 të LPP-së nr. 04/L-042, me dt. 12.08.2015, ka autorizuar ekspertin shqyrtues per të shqyrtuar aktivitetin e prokurimit "Furnizim me material pedagogjikë për shkollat në Skenderaj", me nr. të prok. 643-15-032-121,t iniciuar nga Autoriteti Kontraktues (AK) —Komuna e Skenderajt si dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palës ankimore të OE ankues”, kështu thuhet në raportin e ekspertizës në OSHP.

Sipas këtij raporti eksperti shqyrtues në raportin e ekspertizës, të dt. 20.08.2015, ka dhënë mendimin se AK me rastin e vlerësimit të këtij aktiviteti të prokurimit ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 7 dhe 48 te LPP-së dhe i rekomandon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si e bazuar dhe të obligohet autoriteti kontraktues Komuna e Skenderajt të a nuloj aktivitetin e prokurimit apo të shtyj afatin për ofertim dhe ti jep mundësi të gjithë OE të interesuar për të ofertuar dhe njëherit obligohet AK ti respektoj dispozitat e LPP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat