Kuçi takoi ambasadoren e re të Turqisë, Kivilicim Kiliç

Kosova

Kuçi takoi ambasadoren e re të Turqisë, Kivilicim Kiliç

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 15:09

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç.

Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm në fusha të rëndësishme, në mes tyre dhe mbështetjen që Turqia ka dhënë për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ministri Kuçi e ka njoftuar ambasadoren Kiliç lidhur me ecurinë e reformave të ndërmarra deri më tani nga Ministria e Drejtësisë dhe njëherit e ka falënderuar për kontributin që ka dhënë shteti i Turqisë për Kosovën.

Ambasadorja Kiliç ka falënderuar Ministrin Kuçi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka vlerësuar lartë progresin e arritur në vend, sidomos reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat