MMPH do t’i jep fund problemit shumëvjeçar të lumit Mirusha

Kosova

MMPH do t’i jep fund problemit shumëvjeçar të lumit Mirusha

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 23:57

Gjithashtu ministri Agani gjatë takimit me kryetarin Haziri e siguroi atë se do të angazhohet për gjetjen e mjeteve nga donatorët për financimin e projektit të kolektorit të ujërave të zeza.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor do ti jap fund problemit deri tani të pazgjidhur të lumit Mirusha. Kjo do të arrihet pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit që është bërë në mes ministrit Agani dhe kryetarit Haziri.

Ministri Agani gjatë vizitës që zhvilloi sot në Komunën e Gjilani, tha se dy nivelet e qeverisjes po koordinohen me të vetmin qëllim për finalizimin sa më të shpejtë të projektit të lumit Mirusha, për finalizimin e të cilit MMPH do të angazhohet për sigurimin e mjeteve financiare.
Gjithashtu ministri Agani gjatë takimit me kryetarin Haziri e siguroi atë se do të angazhohet për gjetjen e mjeteve nga donatorët për financimin e projektit të kolektorit të ujërave të zeza dhe projektet tjera të lumenjve në një vlerë prej rreth 69 milionë euro, që do ta bëjnë në kuadër të projekteve që MMPH do t’i parashtroj në kuadër të projekteve që do të investohen nga Korniza Investive e Ballkanit Perëndimor”.

Nga ana e tij, kryetari Haziri, e falënderoi ministrin Agani vizitën e bërë dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka bërë për Komunën e Gjilanit, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat