Musliu: Lushtaku s’ka ndikuar në qëndrimin tim kundër Speciales

Kosova

Musliu: Lushtaku s’ka ndikuar në qëndrimin tim kundër Speciales

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 18:26

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në Info Magazine, Klan Kosova, deklaroi se vendimi i tij nuk është ndikuar nga kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku që ishte edhe komandant i zonës operative të Drenicës.

“Fatmirësisht për mua e fatkeqësisht për Sami Lushtakun, kur unë kam marrë vendimin për të kundërshtuar ‘Gjykatën’ Sami Lushtaku ka qenë në burg, prandaj nuk mund të thuhet që ai ka ndikuar në qëndrimin tim. Vota ime ka qenë votë e analizuar moti, nuk ka qenë vendim i marrë në afekt. Për asnjë moment nuk kam lejuar që të bie pre e presioneve të ndryshme. Për këtë gjë ndihem komod dhe jashtëzakonisht mirë. Uroj që unë dhe kolegët e mi që kemi votuar kundër të mos kemi pasur të drejtë dhe të kenë pasur të drejtë ata që kanë votuar ‘për’.” transmeton Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat