Rrënohen objektet e pashfrytëzuara për qarkullim të lirë të qytetarëve

Kosova

Rrënohen objektet e pashfrytëzuara për qarkullim të lirë të qytetarëve

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:55

Inspektorët e ndërtimit janë në përfundim të rrënimit të objektit Kej Lushta, që ndodhet në rrugën “Shemsi Ahmeti” në qendër të qytetit.
Rrënimi i këtij objekti po bëhet me kërkesën e kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, në kuadër të krijimit të hapësirave të nevojshme për parkingje në qytet.

Objekti në fjalë ka qenë i stërvjetruar, nuk shfrytëzohej nga komuna pronë e së cilës ishte, nuk gjeneronte asnjë të hyrë financiare, ndërkaq në anën tjetër paraqiste rrezik për banorët që jetojnë përreth tij.

Ky aksion tregon vendosmërinë e autoriteteve komunale për krijimin e kushteve më të mira për qytetarë, duke rrënuar objektet që janë të pashfrytëzueshme, si dhe lirimin e hapësirave të tjera komunale nga uzurpatorët.

Drejtori i Inspekcionit, Naim Hajra tha se “E gjithë kjo do të shërbej për qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe automjeteve, pasi që do të krijoj hapësira të reja për parkingje”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat