KIPRED me studim krahasues të kandidatëve për deputetë në rajon

Kosova

KIPRED me studim krahasues të kandidatëve për deputetë në rajon

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 07:39

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) do ta prezantojë sot në konferencë për shtyp “Studimin krahasues të kandidatëve për deputetë” me të gjeturat nga anketimi i bërë me kandidatët për deputetë, dhe deputetët në legjislaturat aktuale nga Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.

Të gjeturat e hulumtimit kanë të bëjnë me çështjet si Profili personal i kandidateve për deputetë, dhe deputetëve (edukimi, besimi, mosha etj), angazhimi politik (vullnetarisht apo me pagesë), votimi në Parlament (sipas kërkesave të subjektit politik apo sipas kërkesave të votuesve), pikëpamjet e tyre ideologjike (përkrahja ndaj të majtës dhe të djathtës), qëndrimi ndaj anëtarësimit në Bashkimit Evropian, fushata zgjedhore (metodat për promovim të kandidaturës) etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat