Jahjagës i “humbet” pasuria

Kosova

Jahjagës i “humbet” pasuria

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 21:03

Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, i mungon deklarimi i pasurisë në faqen zyrtare të Agjencisë Kundër-Korrupsion. Në vend të deklarimit të pasurisë së saj, gjendet deklarata e pasurisë së Drejtorit të Bordit të Kompanisë së Ujitjes, “Drini i Bardhë”, Beqir Metaj.
Por ky nuk është lëshimi i vetëm që është bërë nga Agjencia.

Në listën e ekipit të presidentes që kanë deklaruar pasurinë, gjendej edhe Blerim Shala, tani koordinator i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Emri i Shalës është hequr nga lista vetëm pas interesimit të Tribuna Channel që të marr shpjegime, se si ka mundësi që një deputet të jetë në stafin e Presidencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat