Kuvendi s’e futë në rend dite mocionin për krimet serbe

Kosova

Kuvendi s’e futë në rend dite mocionin për krimet serbe

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 16:20

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar mocionin e opozitës për krimet e kryera nga Serbia gjatë viteve 98-99. Me 55 vota kundër, 42 pro, 5 abstenime, Kuvendi ka votuar kundër që mocioni i opozitës të futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme.

Opozita akuzoi pozitën se nuk po dëshiron t’i dënoi krimet e kryera nga Serbia, por po dëshiron që të dënohen çlirimtarët.
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se nuk ka të drejtë, as morale, as politike që Kuvendi të themeloi Gjykatë Speciale për gjykimin e UÇK-së, e të mos i dënoi krimet e kryera nga shteti serb.

Konjufca: Kuvendi s’ka të drejtë morale të trajtoj çështje siç është gjykimi i UÇK-së

“Arsyeja pse, për ta arsyetuar pse po kërkojmë si pikë e parë e rendit të ditës është se kjo rezolutë e dënon krimet masive që ka kryer shteti serb në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe mendojmë që ky Kuvend nuk ka kurrfarë të drejte as historike as morale as politike as institucionale, që ta trajtoj një qështje kaq të turpshme siq është gjykimi i UÇK-së për pa u ndal ky Kuvend dhe të reflektoj që së pari ta miratoj një doikument që dënon gjenocidin e ndodhur në Kosovë”, tha Konjufca.

Edhe shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi tha se si mund të flasin për drejtësi kur ende nuk janë dënuar ata të cilët dhunuar, vranë gra e fëmijë, djegën qindra mijëra shtëpi dhe dhunuan mijëra gra.

Kadaj-Bujupi: S’mund të flitet për drejtësi pa i dënuar kriminelët

Krijimi i paqes ndëretnik nuk arrihet duke i relativizuar faktet apo shmangur krimet por në fakt duke i ballafaquar kriminelët dhe duke i dënuar ato. Ne sot nuk mund të flasim as për paqe as për drejtësi kur edhe 15 vjet pas lufte dhe 7 vjet pas pavarësisë ende po hezitohet për t’i dënuar kriminelët të cilët në periudhën 98-99 vranë 12 mijë njerëz, dhunuan 20 mijë gra, djegën 120 mijë shtëpi dhe dëbuan mbi një milion njerëz. Dhe siq e dini të gjithë këto vrasje nuk ndodhën në betejën e luftës, këta njerëz ishin civil të cilët u vranë në luftën kundër vdekjjes në shtëpiunë e tyre ose nëpër male duke ikur. Nga ky numër 1392 janë fëmijë dhe kjo është në mesin e krimeve me të rënda në historinë e re të Evropës”, tha Kadaj-Bujupi.

Por, ndaj këtyre akuzave u përgjigjën dy partitë e koalicionit qeverisës. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha se rezoluta e propozuar nga opozita nuk mund të futet në rend dite për shkak të procedurave, të cilat duhet të respektohen.

Grabovci; Dihen rregullat si mund të futet një mocion në rend të ditës

“Është e vërtetë se na është paraqitur aty për aty një propozim. Megjithatë, ne kemi kërkuar të respektohen procedurat, po kërkojmë edhe sot që të respektohen ato. Dhe së dyti po ua rikujtoj ju dhe gjithë qytetarëve të Kosovës se kj o iniciativë ka qenë e PDK-së shumë më herët, ëhstë një tekst i modifikuar dhe që na është ofruar. Prandaj ne i dijmë rregullat se si mund të futet një mocion në rend të ditës, nëse janë 40 nënshkrime është e drejtë e deputetëve”, tha Grabovci.

Edhe deputetja e LDK-së, Teuta Sahatqiu tha se janë rregullat ato si e përcaktojnë futjen në rend dite të një mocioni, por kjo po bëhet për ta penguar pikën e rendit të ditës që është në seancën e sotme.

Sahatqija: Duhet të përfillen procedurat

“Në mbledhjen e Kryesisë që e patëm të premtën është diskutuar edhe për këtë kërkesë. Në fakt kur ka nisyr ka qenë vetëm lexim pa asnjë dokument dhe në fund erdh një dokument i shkruar, gjë e cila kishte të bënte me mocionin procedural në nenin 50 po gjithashtu mocionet përmbajtësore rregullohen edhe me nenin 52.2 në të cilën kërkohet që tetë ditë pune pas procedimit, do të thotë ky mocion tetë ditë pune që të procedohet”, tha Sahatqija.

Me këtë Rezolutë, të parashtruar nga opozita, kërkohej nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e krimeve të kryera nga aparati shtetëror ushtarak, policor e paramilitar i shtetit të Serbisë, të kryera mbi popullin shqiptarë të Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Po ashtu, sipas kësaj rezolute, pika 5 e saj e obligonte Qeverinë e Kosovës që deri në janar të vitit 2017 të parashtrojë aktin e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Megjithatë, hedhjes në votim të këtij mocioni, deputetët nuk e miratuan atë, pasi mori vetëm 42 vota për, kundrejt 55 që ishin kundër dhe 5 abstenimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat