Grabovci: Deputetët e PDK-së besoj se do ta votojnë të hënën Specialen

Kosova

Grabovci: Deputetët e PDK-së besoj se do ta votojnë të hënën Specialen

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 14:43

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, thotë se udhëheqësit e partisë së tij, gjatë gjithë kohës, kanë negociuar me deputetët tjerë, të cilët kanë votuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale, që në seancën e ditës së hënë votën e tyre ta kenë pro kësaj gjykate.

Grabovci tha se beson që të hënën do të votohet për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Besoj që deputetët do të gjykojnë drejtë, qëndrimi i PDK-së është i qartë, dhe besoj që ditën e hënë do të kemi edhe mbështetjen e deputetëve tjerë”, tha Grabovci.

Sipas Grabovcit, deputetët me votën e tyre do ta respektojnë qëndrimin e Partisë Demokratike dhe qëndrimin e grupit.

Ai ndër tjerash tha se gjatë tërë kohës u kanë dhënë deputetëve sqarimet e nevojshme se përse duhet votuar Specialen.

“Besoj se deputetët do ta thonë fjalën e tyre ashtu siç u takon”, ka shtuar Grabovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat