Nënshkruhet kontrata për blerjen e Mamografit nga Komuna e Gjakovës dhe Klubit Rotarian “Gjakova”

Kosova

Nënshkruhet kontrata për blerjen e Mamografit nga Komuna e Gjakovës dhe Klubit Rotarian “Gjakova”

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 16:05

Me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit, identifikimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe mjekimit me kohë, Komuna e Gjakovës gjegjësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me përfaqësuesit e Klubit Rotary ‘Gjakova’ janë dakorduar që për nevoja të qytetarëve të Komunës së Gjakovës të ofrohet aparat – Mamograf për ekzaminim falas të kësaj sëmundje.
Me datë 28 Korrik 2015, është nënshkruar kontrata për blerjen e aparatit digjital të Mamografit, (aparat i cili do të bëjë identifikimin e hershëm të sëmundjeve malinje) në mes të Klubit Rotary Gjakova, përfaqësuar nga z. Skender Gola Kryetar dhe z. Ruzhdi Bakalli Kryetar nderi, si dhe z. Shkelqim Verdha CEO i përfaqësisë së SIEMENS për Republikë të Kosovës dhe Shqipërisë.


Në këtë manifestim po ashtu morën pjesë, Basri Komoni Drejtor në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Komuna e Gjakovës, Fatos Axhemi Klubi Rotary Gjakova “Çabrati” dhe Ing Arbër Liqaj (SIEMENS). /BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat