Kërkohet themelimi i një avio-kompanie publike për mërgimtarët

Kosova

Kërkohet themelimi i një avio-kompanie publike për mërgimtarët

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 13:35

Edhe sot deputetët e Kuvendit kanë shtruar pyetje të shumta për kabinetin qeveritar. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të themeloj një avio-kompani publike për bashkatdhetarët të cilët po maltretohen nga avio-kompanitë private. Derisa, pyetje pati edhe për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në UNESCO përmes UNMIK-ut.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu, duke parë numrin e madh të bashkatdhetarëve që jetojnë në vendet perëndimore, ka pyetur kryeministrin nëse kanë në agjendë themelimin e një avio-kompanie publike për bashkatdhetarët.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se Qeveria nuk e ka në agjendë themelimin e një avio-kompanie publike. Ai shtoi se janë në dijeni për maltretimet që iu bëhen bashkatdhetarët nga kompanitë private, por kjo nuk zgjidhet me themelimin e një avio-kompanie publike.

Mustafa: S’e kemi në agjendë themelimin e një avio-kompanie publike

“Këtë qeveria nuk e ka në agjendë sepse ne jemi në procesin e derrgullimit ekonomik, që nënkupton se gjithë ajo që ka qenë në pronësi shtetërore t’i takojë sektorit privat. Jemi të vetëdijshëm për problemet që po ballafaqohen qytetarët tanë dhe deputetja ka plotësisht të drejt të shtroj këtë për shkak të papërgjegjësisë së kompanive private, qoftë të regjistruar në Kosovë. Por kjo nuk mund të rrotullohet duke krijuar një avio-kompani publike sepse ne nuk kemi nocionin e pronës shtetërore si nocion që kemi rregulluar me ligj, kemi nocionin e pronës private, pronës publike dhe mbeturanave të pronës shoqërore që kemi në AKP”, tha Mustafa.

Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda ka kërkuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në UNESCO, se kush e ka nënshkruar atë.

Deda: Kush e nënshkroi aplikimin e Kosovës në UNESCO

“Në praktikën ndërkombëtare aplikacionet e shtetit në organizata universale ndërkombëtare e bënë presidenti i shtetit. Ka pasur shumë raporte në med ia të ndryshme, unë do ta filloj me pyetjen me të thjeshtë kush e ka nënshkruar aplikimin e Kosovës në UNESCO”, pyeti Deda.

Ndërsa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi tha se një nga prioritetet kryesore të Kosovës për këtë vit është anëtarësimi i Kosovës në organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.

Thaçi: Anëtarësimi në UNESCO prioritet i Kosovës për këtë vit

“Është përkushtimi dhe zotimi ynë që të anëtarësohemi në UNESCO, një organizatë që do të hapë perspektivë në anëtarësimin në shumë organizata tjera të OKB-së. Prandaj mendoj që është një situatë e përshtatshme dhe rrethanë e përshtatshme për Kosovën që të aplikoj dhe të anëtarësohet. Natyrisht se është bërë një lobim nga ana e Kosovës së bashku me miqët dhe partnerët ndërkombëtarë. Në të njëjtà «n kohë jemi dëshmitarë të reagimeve të fuqishme, shqetësuese të Serbisë, por ajo që është me rëndësi mund të konfirmoj se i tërë procesi është duke shkuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, tha Thaçi.

Por, deputeti Deda përsëri ka replikuar me kryediplomatin Thaçi, duke i thënë atij se pse është aplikimi përmes UNMIK-ut, edhe pse ai vet ka deklaruar disa herë se ky mision është i tejkaluar në Kosovë.

Deda: Pse aplikuat përmes UNMIK-ut kur e keni quajtur mision të tejkaluar

“A ka të bëjë konflikti juaj me presidenten për shkak të aplikimit nëpërmjet UNMIK-ut në UNESCO. Dhe, si e shpjegoni ju që aplikacioni juaj nëpërmjet UNMIK-ut sa është në përputhje ky aplikacion në relakion, me deklaratat e juaja disa vjeçare në OKB se UNMIK-u është mision i tejkaluar dhe se nuk ka më vend në Kosovë”, theksoi Deda.

Ndërsa, Thaçi ka ftuar deputetin Deda që të koncentrohet më shumë në mbështetjen të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, e jo të merret me çështje procedurale.

Thaçi: Lobo për anëtarësim, mos u merr me procedura

“E para zotëri Deda duhet të dini se edhe në deklaratën e pavarësisë së Kosovës që kemi shpallur si shtet të pavarur e kemi rezolutën 1244, edhe dokumentin e Ahtisarit. Prandaj edhe kërkesa për aplikim në UNESCO është bërë plotësisht në përputhshmëri me kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe përputhshmëri me prezencën e mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë. Unë të kisha ftuar që të koncentrohesh me shumë në mbështetjeje të anëtarësimit të Kosovës, se sa të humbësh kohë me çështje procedurale”, u përgjigj Thaçi.

Në këtë pikë pati edhe pyetje tjera për ministra të dikastereve të ndryshme, ku disa pyetje nuk morën përgjigje për shkak të mungesës së ministrave në sallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat