Dallaveret me veteranë, Avdi Raci tërhiqet nga Komisioni

Kosova

Dallaveret me veteranë, Avdi Raci tërhiqet nga Komisioni

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 09:08

Nuk janë vetëm mbi 20 mijë ankues të pakënaqur me verifikimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të pakënaqur nga ky proces po dalin dhe anëtarë të Komisionit Qendror për Verifikim.

Nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit apo të Internuarit të UÇK-së, ka dhënë dorëheqje anëtari Avdi Raci.

I deleguar në këtë Komision si pjesë e ish-Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së, Raci ka dorëzuar largimin e tij pranë Sekretarisë së Komisionit, duke refuzuar të jetë pjesë e Komisionit, që, sipas tij, nuk po vepron në përputhje me ligjin dhe vlerat e luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat