Biznesmenët nga Sllovenia takojnë ministren Bajrami

Kosova

Biznesmenët nga Sllovenia takojnë ministren Bajrami

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 16:45

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami,takoi ambasadorin e Sllovenisë, Miljan Majhen, të cilin e njoftoi me prioritetet strategjike të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ambasadori Majhen e njoftoi ministren për një vizitë, që do të zhvillojë në shtator të këtij viti, në Kosovë, ministri i Ekonomisë së Sllovenisë.

Ministri slloven do të jetë i shoqëruar nga një delegacion biznesmenësh slloven në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik si në energji solare, menaxhim të mbeturinave, menaxhim të ujit si dhe në sektorin e përpunimit të ushqimit. Gjithashtu do të ketë një takim në mes të mes të ministrit të ekonomisë së Sllovenisë dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministrja Bajrami u zotua se do të vazhdojë përpjekjet e saja për të ofruar një ambient të sigurtë për të gjithë investitorët që zgjedhin vendin tonë për të investuar kapitalin e tyre duke përmirësuar ambientin e të bërit biznes si parakusht për tërheqjen e investimeve të jashtme në Kosovë. Ministrja Bajrami po ashtu ka vlerësuar rolin e Sllovenisë për progr esin e gjithanshëm në Kosovë dhe ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik.

Ajo shprehu interesimin që marrëdhëniet tregtare në mes tё dy vendeve tё intensifikohen edhe më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat