Zëvendësministri, Mendim Rugova mirëpritet në MMPH

Kosova

Zëvendësministri, Mendim Rugova mirëpritet në MMPH

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 16:07

I emëruar me vendim nga kryeministri, Isa Mustafa, për zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Mendim Rugova, sot është pritur nga ministri i kësaj ministrie, Ferid Agani dhe zëvendësministër, Ferat Shala.
Ministri Agani dhe zëvendësministri Shala,i uruan z. Rugova mirëseardhje në këtë ministri dhe të njëjtën kohë e njoftuan atë për të gjitha proceset , sfidat dhe zhvillimet në MMPH deri me tani .
Ndërsa, zëvendësministri Rugova shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim, duke theksuar se do të përpiqet në maksimum të jap kontributin e tij profesional dhe politik në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat